Basha: Serbia e ka pranuar planin evropian, iu nënshtrua një presioni ndërkombëtar

Aktuale

Basha: Serbia e ka pranuar planin evropian, iu nënshtrua një presioni ndërkombëtar

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 18:03
Dimal Basha

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha thotë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është kërkesë edhe e Bashkimit Evropian edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi siç thotë ai, të dyja palët e dinë se problemi nuk zgjidhet ndryshe.

Basha theksoi se Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman dhe se ajo i është nënshtruar një presioni ndërkombëtar.

“Kosova është këtu me nejt. Kosova ka shpall pavarësinë, njihet prej fuqive më të mëdha, dhe s’ka Serbi, as kush tjetër që e zhbën. Se kanë zhbë as në ‘99, as s’kanë me zhbë kurrë… Kështu që unë po besoj se platforma franko-gjermane është një platformë e mirë që përfundimisht Serbia e ka pranuar, dhe kjo flet shumë që Serbia iu ka nënshtruar një presioni të madh ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Të hënën e 27 shkurtit, kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të dialogut, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Temë diskutimi e takimit pritet të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat