Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar deklaratën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili ka thënë se Plani Franko-Gjerman, është ‘merre ose lëre”.
Pas kësaj Krasniqi ka thënë se kush e pranon mbetet në lojë, kush e refuzon e merr vetën në qafë.
“Teknika “Merre ose lëre” është recetë tipike amerikane. Edhe kur e aplikojnë europianët, si në rastin e fundit lidhur me planin franko-gjerman, ajo është recetë amerikane.
Nxirret në tavolinë nga fundi i procesit, pasi të jetë identifikuar qartë problemi, pasi të jetë shteruar procesi, shpesh me diplomaci fluturuese, pasi të jetë gjetur zgjidhja optimale. Kush e pranon, mbetet në lojë, kush e refuzon, e merr veten në qafë.” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.