Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit, Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e afro 40 mijë dollarëve për zyrtarët e Luginës që të realizojnë vizitën në Amerikë.
Sinani ka thënë se më këtë vendim dëshmohet vendosmëria e Kosovës për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor.
“Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina për në Senatin Amerikan.
Me këtë dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor nën frymën dhe parimin e reciprocitetit të të drejtave për pakicat në dy shtetet.” – ka shkruar Sinani në Facebook.