Çfarë pagash po ofrohen nga "Superpuna"?

Aktuale

Çfarë pagash po ofrohen nga "Superpuna"?

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 13:55
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë mbi 1 mijë pozita të lira pune për të rinjtë nga mosha 18 deri 25 vjeç.

Derisa ka bërë të ditur që paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro.

Ai shkruan se ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro.

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.

Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar Murati në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat