“Superpuna” e Muratit krijon 1 mijë e 413 vende të lira pune

Aktuale

“Superpuna” e Muratit krijon 1 mijë e 413 vende të lira pune

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 14:43
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se në platformën “Superpuna” janë 1 mijë e 413 pozita të lira punë për të rinjtë 18-25 vjeç.

Murati bëri të ditur se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, ndërsa paga shkon deri në 1 mijë euro.

“Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, është shprehur Murati..

Ndërsa, në një postim para katër ditëve, Murati bëri të ditur se në këtë platformë janë regjistruar mbi 2 mijë punëkërkues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat