Katër nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës pas disa ditë ecje këtë të shtunë kanë arritur që të ngjiten në majën e Kilimanxharos, e lartë prej 5,895 metrash.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i është gëzuar ngjitjes së nënoficerëve duke i falënderuar që po lartësojnë ushtrinë, flamurin dhe Kosovën.
“Nënoficerët e FSK-së, Besart Kasumi, Faton Krasniqi, Arben Rexhepi dhe Ismet Istogu, pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, sot kanë arritur të ngjiten në Kilimanxharo, majën më të lartë në kontinentin afrikan me lartësi prej 5,895 metra.
“Pas rezultateve të larta në shërbim e stërvitje dhe sukseseve në operacione, komandot tanë, na bëjnë krenar edhe me aktivitete e ekspedita të ngjashme. Ju lumtë djema e vazhdoni të lartësoni si gjithmonë ushtrinë, flamurin, kombin dhe atdheun tonë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.