Figurat më të rëndësishme të Vetëvendosjes i tuboi të shtunën në një vend, mbledhja e 50-të me radhë e këshillit të partisë.
Megjithkëtë, para se të merren parasysh pikat e rendit të ditës, delegatët dëgjuan një fjalim fort të gjatë të prijësit të tyre në parti e qeveri, për të arriturat e deri tanishme.
Albin Kurti fillimisht rëndësi i jep diplomacisë, ku deshi të vë në pah se sa i kujdesshëm ishte në raport me dialogun me Serbinë.
“Kemi marrë pjesë në takime e bisedime sa herë që jemi ftuar, kemi pritur emisarët nga perëndimi sa herë që kanë ardhur” tha kryeministri, Albin Kurti.
Dy ditë para se të zhvillojë takimin më të rëndësishëm me palën serbe në Bruksel, Kurti tregoi se ajo kosovare ka pika kyçe të bisedës.
“Statusi aktual i marrëdhënieve tona nuk është normal, dhe ai normal është i fqinjësisë së mirë, pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip.”
Pas fjalimit të kryeministrit mbledhja u mbyll për media derisa u tha se në rend dite është zgjedhja e anëtarëve të komisionit statusor, disiplinor, komisionit të shqyrtimit të ankesave si dhe atij të përgjithshëm zgjedhor.