E kishte shok të klasës, Ahmeti i reagon Jeremiqit: Kosova është e pavarur që nga viti 2008

Aktuale

E kishte shok të klasës, Ahmeti i reagon Jeremiqit: Kosova është e pavarur që nga viti 2008

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:31
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së ish-ministri të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq se nëse Vuçiqi nënshkruan të hënë, Kosova do të jetë e pavarur.

Ahmeti i ka bërë të ditur shokut të klasës së tij në SHBA se Kosova është e pavarur nga viti 2008 dhe e ka ftuar atë që ta vizitojë Kosovën.

“Jeremiq: Nëse Vuçiq nënshkruan të hënën, Ks do të jetë i pavarur, dhe pastaj ai do t'i japë R. Srpska 1. Ks është e pavarur që nga viti 2008 - me kënaqësi do të prisja Vuk për të vizituar Ks dhe për ta parë - ai është një shok klase i imi nga SHBA 2. Si jepni diçka që nuk është e juaja - Sr e njohu BiH.” – ka shkruar Ahmeti në Twitter. 

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen të hënën më 27 shkurt në Bruksel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat