Haziri: Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, i bie që Kosova po jep gjithçka për asgjë

Aktuale

Haziri: Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, i bie që Kosova po jep gjithçka për asgjë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 13:20
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri si dhe i emëruari nga kjo parti për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri, ka shkruar në lidhje me takimin e nesërm, ndërmjet Kurtit e Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Sipas Hazirit, nëse Kurti e pranon themelimin e Asociacionit, i bie se Kosova po jep gjithçka për asgjë.

Ndërsa sipas tij, pritet që nesër të mirret vesh nëse Kurti është mister “No”, duke ju referuar refuzimeve të vazhdueshme të kryeministrit.

Postimi i plotë

Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, atëherë i bie që Kosova po jep gjithçka, për kurrgjë. Në këtë mënyrë, Kosova ka me dalë ‘e lënduar’ prej procesit. 

Sa për rikujtim, çështja e Asociacionit ka qenë pjesë edhe e bisedimeve në Vjenë dhe ne kemi arritur me pragmatizëm politik ta eliminojmë, ta heqim prej tavolinës. 

Pyetja se a po kalon ‘Zajednica’ tashmë është evidente në kuadër të planit franko-gjerman, duke e pasur kryeministër politikanin më jokonsistent në qëndrime që ka pasur Kosova. Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion - Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës.

A do të mbetet Mister No apo jo, do të provohet për herë të parë nesër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat