Tomë Gashi flet për Asociacionin, thotë se nuk po arrin ta kuptojë këtë gjë

Aktuale

Tomë Gashi flet për Asociacionin, thotë se nuk po arrin ta kuptojë këtë gjë

Nga: A.M Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 15:45
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka komentuar presionin që po bëhet për themelimin e Asociacionit.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha së është i befasuar se si disa shqiptarë po kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, më shumë se Serbia.

“Ata garant ose se dojnë shtetin e vet ose vajtojnë që nuk janë në pushtet!

Na kemi faj që Albini nuk o kanë në pushtet me 2013 e me 2015, se ndryshe kishim fol”, shkroi ndër të tjera Gashi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Zor mi kuptu …

Unë e kuptoj Vuçiqin e Serbisë që kërkon Zajednicë se do me shkatërru Kosovën shtet.

Une i kuptoj edhe disa ndërkombëtar që kërkojnë Zajednicë se dikush në emër të Kosovës e ka nënshkru me 2013 e dikush me 2015, dhe atë dikush nga frika e dikush nga lakmia…

Ama hiq si kuptoj do do shqiptarë që në emër të patriotizmit kërkojnë Zajednicë më shumë se Serbia.

Ata garant ose se dojnë shtetin e vet ose vajtojnë që nuk janë në pushtet!

Na kemi faj që Albini nuk o kanë në pushtet me 2013 e me 2015, se ndryshe kishi fol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat