Haziri: Nëse nesër formohet Asociacioni, Kosova del e lënduar

Aktuale

Haziri: Nëse nesër formohet Asociacioni, Kosova del e lënduar

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 16:38
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në lidhje me takimin e nesërm Kurti – Vuciq, ka thënë se Kosova del e lënduar nga bisedimet nëse krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe pa njohjen reciproke.

Haziri tha se LDK-ja në bisedimet e Vjenës kishte arritur ta largojë nga tavoilina Asociacionin.

Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, atëherë i bie që Kosova po jep gjithçka, për kurrgjë. Në këtë mënyrë, Kosova ka me dalë ‘e lënduar’ prej procesit. Sa për rikujtim, çështja e Asociacionit ka qenë pjesë edhe e bisedimeve në Vjenë dhe ne kemi arritur me pragmatizëm politik ta eliminojmë, ta heqim prej tavolinës. “, ka shkruar Haziri në Facebook.

Tutje, numri dy i kësaj partie ka thënë se nesër kryeministri Kurti do ta dëshmojë se cili version i tij është funksional, ai i opozitës, apo si pranues i ndarjes de jure të Kosovës.

Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës.A do të mbetet Mister No apo jo, do të provohet për herë të parë nesër.”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat