Të hënën pritet që të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë. Mes shumë temash do të jetë edhe tema për formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe.
Melihate Tërmkolli ka thënë se Kurti a po ua kalon edhe atyre më përpara që bënë marrëveshje kundër Kosovës, apo do të gjejë zgidhje në të mirë të vendit.
Sipas saj, nuk po duken të jenë shenjat e mira.
Postimi në Facebook:
A po hyn Albini në radhën e atyre që bënë marrëveshje kundër Kosovës, në raport me Serbinë, si Isat, Hashimat, Editat, Skenderat etj.etj?! A po ua kalon edhe atyre, apo do të gjejë zgjidhje në interes të vendit?! Nuk po duken shenja të mira!