Haradinaj: AAK adresë e secilit bashkatdhetar që beson në një Kosovë të fortë

Aktuale

Haradinaj: AAK adresë e secilit bashkatdhetar që beson në një Kosovë të fortë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 19:31
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Gjermani.

Haradinaj tha se mbështetja mbështetja masovike e mërgatës për Aleancën, u vërtetua edhe sot në Kuvendin Zgjedhor për rajonin e Bavarisë, ku ky Kuvend kryetar për këtë rajon zgjedhi Selim Hotin.

Mbështetja masovike e mërgatës për Aleancën, u vërtetua edhe sot në Kuvendin Zgjedhor për rajonin e Bavarisë, ku ishim bashkë me deputeten Time Kadrijaj, kryetarin e komunës së Suharekës Bali Muharremaj, kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me Blerim Kuqin e shumë kolegë e miq të tjerë.

Me motivin që mërgata jonë të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë, ky Kuvend ka zgjedhur z. Selim Hoti, kryetar të AAK-së për rajonin e Bavarisë në Gjermani”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera Haradinaj tha se mërgata ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të vështira dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut.

Mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të vështira dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut. Respekt dhe mirënjohje e përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetkrijimit. Sot, mërgata jonë është bërë shembull i punës dhe përkushtimit kudo që ata jetojnë, sikurse këtu në Gjermani të cilët me suksesin e tyre në biznes, shkencë, sport e kulturë po nderojnë gjithë kombin.

Bashkatdhetarët tanë kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Adresë për secilin bashkatdhetar që beson në Kosovën e fortë politikisht dhe ekonomikisht”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat