Njohësi i zhvillimeve politike në rajon dhe drejtuesi i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Jakov Devçiq ka folur lidhur me zhvillimet e fundit, gjegjësisht për takimin e nesërm në Bruksel.
Në një prononcim dhënë prestigjiozes gjermane BILD, Devçiç ka thënë se Serbia nuk duhet ta shohë Asociacionin si mjet për të krijuar bllokada të reja.
Sipas tij, nëse palët nuk ndryshojnë për të mirë në aspektin e besimit te njëra-tjetra, atëherë vështirë se do të ketë përparim.
“Qeveria në Kosovë duhet të pajtohet që të zbatojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe të rënë dakord me Serbinë në vitin 2013. Serbët duhet të jenë në gjendje të formësojnë politikën e tyre në mënyrë të pavarur në nivel lokal, për shembull në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe kulturës dhe ekonomia”, ka thënë ndër tjerash ai.
Tutje, siç shkruan në artikull, Devçiç ka pohuar se nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, të paktën nuk duhet ta pengojë në anëtarësimin në instanca ndërkombëtare.