Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky takim ka ngjallur reagime të mëdha në opinonin publik.
E në lidhje me këtë ka reaguar edhe aktori Çun Lajçi.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se “sot bahuni ma n'fund ato fytyrat e 2013-tës, të hareshme e fitimtare”.
Sipas aktorit kryeministri Kurti po shkon të verifikoj fjalin e atyre që kanë nënshkruar marrëveshje më 2015, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sot bahuni ma n'fund ato fytyrat e 2015-tës, të hareshme e fitimtare!
Sot kot flisni! Keni folë çka duhet e çka s'duhet në dy vitët e firmosjeve! Tash mos ndezni zjarre n'votrat e fikuna që dhetë vite! Zjarrin s'asht dashtë me fikë kur janë vu firmat! Kandilat asht dashtë të ndriçojnë që t'shihen shkronjat n'letrat e bardha!
Sot rrini e prisni si burra t'mirë, por mos ndizni fitila, se t'kota i keni mendimet. Të kota e shterpake sa s'ban ndryshe!
Mos e akuzoni ate që s'i ka rrudhat e gishtave n'letrat tueja!
Ai ka shkua me verifikua fajin ose mos fajin tuej!
Rrajët janë shtri nga të tjerët e nga të tjerë po rrudhën por pa fajin e këtij që ne po e quejmë t'pa vlerë, Alpin e Bin e delidreq!
Sot bahuni ma n'fund ato fytyrat e 2013-tës, të hareshme e fitimtare!
Kosova ishte e të gjithëve dhe e të gjithëve do t'mbetët!
E pakta mund t'jetë e këtij që po firmosë dhe e atyne që lanë firma mbi letra!
Eppingen,27.2.2023