Kryeministri Albin Kurti takohet sot në Bruksel me Presidentin serb, Aleksandër Vuciqin, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në këtë takim pritet pranimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përkrahësit e Kurtit kanë nisur t’i japin mbështetje Kryeministrit, që ditët e fundit pranoi telefonata dhe letra nga liderët perëndimorë, që e inkurajonin t’i thoshte po edhe zyrtarisht në Bruksel, propozimit evropian.
Juristi Ehat Miftaraj, që përcjell zhvillimet politike në vend, i është drejtuar përkrahësve të Kurtit me një postim.
“Po nuk është ka shkon në luftë o trima. Në Bruksel po shkon me diskutu për një marrëveshje të re për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Sonte ose më sê largu nesër në mëngjes, në Prishtinë e keni”, ka shkruar Miftaraj.