Sot do të mbahet takimi në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Dy liderët i pret takimi i ndarë me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar pritshmëritë që ka për këtë takim.
Haziri tha se pret që kryeministri të negocion për marrëveshjen Kosovë-Serbi me njohje në qendër.
Ai thotë se pa këtë marrëveshja Kosova nuk do fitoj asgjë.
“Pritshmëria jonë është që kryeministri të negocion me një dokument me njohje brenda saj me njohje në qendër. E rëndësishme është nëse palët pajtohen por njohja duhet të jetë në qendër, pa njohje Kosova nuk do të fitoj asgjë”, u shpreh Haziri.
Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti gjatë gjithë kohës ka deklaruar se Marrëveshja me Serbinë do e ketë njohjen në qendër dhe se ndryshe nuk do diskutonte me Serbinë. Por ajo që është thënë deri më tani kjo marrëveshje veç njohje nuk do të ketë, të paktën jo njohje ‘de-jure’.
Krejt çfarë është thënë në agjendën e 27 shkurtit, është se fokusi i takimit do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Europian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak, ka thënë se presin që të dy palët të deklarohen përfundimisht pro këtij propozimi të hënën.