Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të Valbonë Mehmetit, e cila punoi për 23 vite në këtë ambasadë.
Në postimin e saj ambasada thotë se energjia, pozitiviteti dhe sensi i humorit të Valbonës do të mbetën të pazëvendësueshme.
“Do të na mungojë shumë profesionalizmi dhe përkushtimi i saj, por edhe aftësia e saj për të ndriçuar çdo dhomë, qoftë në zyrë apo në ngjarjet tona shoqërore”, thuhet në postimin e ambasadës.
“Valbona na u bashkua për herë të parë në vitin 2000. Ajo u bë drejtuese e sektorit tonë të vizave, përpara se të vazhdonte të ishte asistente personale e dy ambasadorëve”, thuhet tutje në postim.