Petkoviq: Kurti po provon në çdo mënyrë ta shmangë formimin e Asociacionit

Aktuale

Petkoviq: Kurti po provon në çdo mënyrë ta shmangë formimin e Asociacionit

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 17:40
Petar Petkoviqi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se kryeministri Kurti në takimin e sotëm po mundohet në mënyra të ndryshme të shmangë obligimin për formimin e Asociacionit.

Në pauzë, pas takimit që pati shefi i diplomacisë së BE-së Borrell me presidentin serb Vuçiq, Petkoviqi u shpreh për TV Pink se presidenti serb po luftonte për të respektuar marrëveshjen e Brukselit.

“Kurti po mundohet në çdo mënyrë që të shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit. Ai e bën atë në mënyra të ndryshme dhe me truqe të ndryshme,” – komentoi  Petkoviq. Ai shtoi se ka një nervozizëm të madh për këtë çështje.

Petkoviq iu doli kundër zërave në Serbi që sot ishte “Dita D” për Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat