Sot është duke u mbajtur takimi trepalësh në Bruksel në mes të përfaqësuesve evropianë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nexhat Uglani, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, tha se komuniteti i tij boshnjak nuk e duan krijimin e një “Republika Srpska”.
“Po pritet një rezultat që do të vijë te një lloj marrëveshje që nuk i konvenon banorëve. Popullata joshumicë e parasheh që me krijimin e komunave me shumicë serbe krijohet një autonomi me Republika Srpska. Krijimi i Asociacionit nuk do të na konvenojë. Ne si komunitet boshnjak s’kishim pasur dëshirë të krijohet”, është shprehur Uglani.
Sipas Uglanit, krijimi i komunave me shumicë serbe do të jetë diskriminuese. Ai tha atëherë edhe në Sanxhak e Preshevë do të duhej të krijoheshin komuna me shumicë shqiptare e boshnjake.