Në Bruksel po mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Në tryezën e këtij takimi është plani evropian.
Atje po qëndron edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Këtë situatë e ka komentuar Nezir Kraki, profesos në Universitetin e Parisit. Në një postim në Facebook Kraki ka shkruar se është hera e parë që nuk po diskutohet se çka po jep Kosova, por cka po pranon Serbia.
“Është hera e parë në shumë vite që në Bruksel nuk diskutohet «çka po jep Kosova» por «çka po pranon Serbia».
Kosova s’ka çka jep më e Serbia duhet ta pranoje veç realitetin.
E thjeshte apo?”, shkruan Kraki.