Sali Berisha flet për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

Aktuale

Sali Berisha flet për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 19:30
Sali Berisha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, ka thënë disa fjalë për takimin në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Berisha e cilëson marrëveshjen si shumë të rëndësishme për rajonin, teksa u ka uruar suksese palëve.

“Miq, në Bruksel po zhvillohet takimi trilateral midis BE, Kosovës, Serbisë për planin franko gjerman, marrëveshjen bazë midis këtyre dy të fundit, shumë e rendësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rajonin tonë.

Le të urojmë suksese takimit të palëve!”, ka shkruar shkurt ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat