“ShBA i çoi mesazh të qartë Kurtit, kërkon që marrëveshja të nënshkruhet sonte”

Aktuale

“ShBA i çoi mesazh të qartë Kurtit, kërkon që marrëveshja të nënshkruhet sonte”

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 19:58
Albin Kurti

Njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin Kurti-Vuçiq që është duke u mbajtur në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Meir ka thënë se fakti që Blinken e ka “injoruar” Kurti në Mynih, është mesazh se ShBA-të dëshirojnë që marrëveshja të nënshkruhet sot.

“Fakti që Blinken ‘injoroi’ kryeministrin e Kosovës në Mynih është një mesazh i qartë për Kurtin se administrata amerikane dëshiron që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet më 27 shkurt në Bruksel.” – ka shkruar ai.

Kujtojmë, se takimi është duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat