Takimi i radhës në Shkup, më 18 mars

Aktuale

Takimi i radhës në Shkup, më 18 mars

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 20:33
Takimi i Nivelit të Lartë Kurti-Vuçiq, me ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel. 27.02.2023.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është shprehur i gatshëm ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka njoftuar se më 18 mars është takimi i radhës në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti serb tha se ka ngecje në diskutimet për implementim, dhe do të ketë takime me Miroslav Lajçak  për të folur për planin implementues.

Sipas tij, plani implementues është në punë e sipër, ende nuk ka marrëveshje për të.

“Një takim i vështirë, më vjen keq që nuk kuptoj shqip por në Bruksel Kurti nuk ka qenë i gatshëm të pranojë themelimin e Asociacionit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat