Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se palët janë pajtuar për planin franko-gjerman, por që do të diskutohet në takime të ardhshme për modalitete të zbatimit të planit.
Ai premtoi se marrëveshja eventuale do të largojë barrierat në mes të shteteve dhe do të sjellë investime të reja evropiane në rajon.
Pas takimit, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që tregoi se do të ketë takime për të gjetur planin e zbatimit të marrëveshjeve. Ai po ashtu tha se Plani Evropian do të publikohet së shpejti.
Në takim është marrë vesh që të ketë një raund tjetër të takimeve që do të mbahet më 18 mars në Maqedoni të Veriut.
Palët i kanë thënë po propozimit, Borell paralajmëron takime tjera vec për zbatimin e marrëveshjes
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur për media pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq.
Borrell ka thënë se palët janë pajtuar për planin franko-gjerman, por që do të diskutohet në takime të ardhshme për modalitete të zbatimit të planit. Ai premtoi se marrëveshja eventuale do të largojë barrierat në mes të shteteve dhe do të sjellë investime të reja evropiane në rajon.
“Marrëveshja do të sjellë mundësi të reja financiare përmes investimeve të reja dhe mundësi të reja punësimi për të gjithë në Kosovë dhe Serbi. Nuk do të ketë burokraci të panevojshme dhe më shumë tregti. Certifikatat e nevojitura për eksport dhe import nuk do të nevojiten më. Për serbët do të ketë më shumë siguri, kur vjen puna tek të drejtat e tyre, duke përfshirë Kishat serbe dhe vendet e shenjta. Marrëveshja do të jeta baza që të arrihet një besim më i madh që do të përkalojë të këqijat e të kaluarës”, tha ai.
Borrell ka thënë se janë dakorduar me palët që të ketë përmbajtje nga cdo veprim i pakoordinuar në terren që do të sillte probleme të reja.
“Duhen negociata të tjera që të determinohen modalitet implemetuese të provizioneve. E përsëris, negociata të tjera duhen ende që të arrihet specifikat e implementimin të marrëveshjeve. Është arritur marrëveshja që palët të përmbahen nga cdo veprim i pakoordinuar që do të sjelltë rrezikim të punës në progres”, shtoi ai.
Borell: Kurti e Vuçiq janë pajtuar që nuk duhen më negociata për planin franko-gjerman
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, ka njoftuar se ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me marrëveshjen që të mos diskutohet më mbi propozimin evropian.
Borrell ka thënë se së shpejti, përmbajtja e propozimit do të publikohet për publikun.
“Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme.Jam i gëzuar të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuçiq e kanë pranuar përfundimisht planin franko-hjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt”, ka deklaruar Borrell në një konferencë për media.
Borrell ka deklaruar se ky hap është një avancim, duke deklaruar se viti paraprak ka kaluar në menaxhim krizash.
“Fokusi i takimit ka qenë që të diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovs dhe Serbisë. Ky është një zhvillim i madh sepse nga vera e kaluar jemi përfshirë në menaxhime krizash, me fokus vetëm në kriza, nga kriza në kriza, duke tentuar që t’i kontrollojmë krizat në terren. Ne tani po kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme. Ky propozim, i Bashkimit Evropian, është i miratuar nga Këshilli i Evropës dhe që nga atëherë ne jemi angazhuar në një shuttle-diplomaci intesive. Lajçak ka udhëtuar rregullisht, ka qenë 10 herë në Prishtië dhe 8 herë në Beograd”, ka thënë ai.
“Kjo marrëveshje është për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, jo për Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Borrell.