Kurti paralajmëron, së shpejti negociatat për zbatim të planit evropian

Aktuale

Kurti paralajmëron, së shpejti negociatat për zbatim të planit evropian

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 21:43
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth takimit të sotëm në Bruksel, edhe përmes një cicërime në tëitter, duke konfirmuar se bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për propozimin evropian.

Ai tutje ka paralajmëruar se së shpejti do vijojnë negociatat për zbatimin e saj.

”Sot në Bruksel ramë dakord të dy për Propozimin e BE-së të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA, pa ndryshime. Unë ofrova të nënshkruaja zyrtarisht, por Serbia nuk ishte gati. Së shpejti do të vijojnë negociatat për zbatimin”.

Në fund, kryeministri Kurti, e ka falënderuar Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun e BE-së, për takimin e sotëm në Bruksel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat