Çitaku: Kurti dhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban edhe asociacionin

Aktuale

Çitaku: Kurti dhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban edhe asociacionin

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 22:03
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë që kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe pala serbe, janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban edhe asociacionin.

Çitaku në një postim në Facebook, pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha që fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës.

“Nga përvoja, ajo çka deklaron ndërmjetësi është më afër së vërtetës. Pra edhe Kryeministri Kurti, edhe pala serbe janë pajtuar për planin evropian, i cili e përmban Asociacionin dhe marrëveshjet e mëhershme.

Fazat e implementimit do të dakordohen në takimet e radhës”, ka shkuar Çitaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat