Haradinaj pas takimit në Bruksel: Kjo është një e arritur e madhe!

Aktuale

Haradinaj pas takimit në Bruksel: Kjo është një e arritur e madhe!

Nga: A.SH Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 22:08
Ramush Haradinaj

Pas takimit mes kremisnitrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidnetit serb Aleksandër Vuçiqi ka reaguar edhe Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se “propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe”.

Postimi në Facebook:

Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.

Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja.

Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes 'de jure' midis Kosovës dhe Serbisë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat