Eurodeputetët e pyesin për Asociacionin, deklarohet Bislimi

Aktuale

Eurodeputetët e pyesin për Asociacionin, deklarohet Bislimi

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 10:42
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pyetur nga eurodeputetët për çështjen e Asociacionit në marrëveshjen e djeshme, për të cilën më herët Bislimi tha se pala e Kosovës ishte pajtuar me të.

Bislimi ka shpjeguar se çka nënkupton Asociacioni, sipas propozimit të BE-së.

“Marrëveshjet e tanishme vetëm e listojnë një mekanizëm që mundëson një koordinim midis komunave me shumicë serbe në një format të Asociacionit, i cili do të jetë një institucion joqeveritar”.

 Ai tha se me të nuk parashihet autonomi për ndonjë pjesë të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat