Ja si raporton Reuters për rezultatin e takimit Kurti-Vuçiq

Aktuale

Ja si raporton Reuters për rezultatin e takimit Kurti-Vuçiq

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 10:49
Pamje nga takimi i fundit Kosovë-Serbi në Bruksel

Mediumi prestigjioz “Reuters”, ka raportuar për dakoordimin e Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan të hënën pasdite ku diskutuan për planin franko-gjerman.

Mediumi citon shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka thënë se “nuk nevojiten më diskutime për planin frako – gjerman”.

Tani çështja e tij ka mbetur forma e zbatimi dhe për këtë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë.

Për muajin mars është paraparë një tjetër takim i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Maqedoninë e Veriut.

Reuters ka cituar edhe kryeministrin Kurti i cili ka thënë se “ishte i gatshëm të nënshkruante, por Serbia ka refuzuar”.

Ndërkaq Vuçiq citohet të ketë thënë se “takimi ka qenë shumë i vështirë”.

Ndërkaq, Gabriel Escobar, përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se “nevojitet akoma shumë punë”.

Në këtë artikull përmendet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si problem, pasi Gjykata Kushtetuese ka gjetur shkelje në marrëveshjet për Asociacionin në vitin 2013 dhe 2015.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat