Driton Tali përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm të Kurtit dhe Vuçiqit.
Ai komentoi në veçanti pikën 1 dhe 2, e që sipas tij kanë qenë të papranueshme për Serbinë.
Sipas tij, presioni ka filluar të ia ulë veshët Vuçiqit dhe se nëse dorëzohet Putini atëhere njohja e Serbisë nuk na duhet ne si shtet, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Pasi shumë veta e komentuan ditën e djshme ("Ditën D"), ja edhe mendimin tim (natyrisht kujt i intereson) lidhur me te:
Sidomos pikat 1 dhe 2 të "Planit franko-gjerman" janë thjeshtë të papranueshme për këtë Serbi. Dhe për mua ishte krejt e kuptueshme largimi i z Vuçiç pa e nënshkruar.
Por, ajo që u pa është se presioni ka filluar t'ia ulë veshtë z. Vuçiç (Lexo: Serbisë)
Që kur Serbia mori anën e Rusisë, në Luftën e Ukrainës, e kam parapa se ajo do të futet nën presion, edhe në relacion me Republikën Serbe të Bosnjes, Malin e Zi e sidomos në relacion me Kosovën.
Sepse, pas gjithë kësaj xhurulltie, as UE e as ShBA nuk mund të tolerojnë një aleate të Putinit në Ballkan!
Natyrisht, sa më shumë që të dobësohet Putini presioni mbi Serbinë do të jetë edhe më i madh. Pra ende nuk e ka arritur kulmin.
E nëse në ndërkohë "papritur" dorëzohet Putini (qoftë edhe për shkak të vdekjes së papritur - infarkt, atentat ....), atëhere njohja nga Serbia fare nuk na duhet sepse reformat në Këshillin e Sigurimit do të jenë të paevitueshme.
Megjithate duhet llogaritur edhe mundësinë (sa do e vogël që duket për momentin) që z. Vuçiç ta nënshkruajë këtë marrëveshje.
Edhe pse, ta përsëriti vetën për të "njëmijtën here": fare nuk besoj për shumë arsye!
Këtë besim ma çimentoi edhe deklarimi i fundit i ambasadorit rus kundër, i cili kajstile e bëri publikisht në medie, sepse ka mundur ate t'ia thoshte z Vuçiç dhe z Daçiç në privatësi, në zyre.
Ajo deklaratë pastaj nxiti demostratë koxha masive në Beograd, nga ku u çua mesazhi se "Kush nënshkruan - ai vritet" (Ko potpiše – njega ubiše) dhe "Kush e tradhton Kosovën e tradhton edhe Rusinë" (Ko izdaje Kosovo, izdaće i Rusiju).
Mirëpo, përkundër të gjitha këtyre fakteve, të supozojmë se z. Vuçiç e nënshkruan, atëhere z Kurti duhet ta ketë Planin B, sepse pika 7, si e tillë, është goxha e rrezikshme për Republikën e Kosovës.