Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi ka komentuar takimin e djeshëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksadar Vuçiq.
Ai në një postimi në Facebook u shpreh i befasuar se si askush nuk u hidhërua, as nuk foli mbrapshtë si jemi mësuar në këto dy vitet e fundit.
Lajçi tha se Kurti i bëri nervoz Vlorën, Abdixhikun e Ramushin.
“Ky dreqi sykuq, shkoi dhe u tha; - unë planin e nënshkruej veç zajednica duhet me pritë deri të zverdhet Vuçiqi e ti kaloi idhnimi opozitës sime!
Dreq i madh ky turreci, e bani nervoz Vlorën, Abdigjikun e Ramushin që iu dhimtë firma me vu n'letër”, shkroi ndër të tjera Lajçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Mirëboll
Për çudi kurkush s'u idhnua. Madje kurkush s'foli mbarë e mbrapsht siç jemi mësua këto dy vite! Me folë folën, por jo mbrapsht. Veç thanë; që shkoi turreci me pranua planin Franko-Gjerman e me firmosë.
Madje ishin aqë t'sigurt n'luhatjen e tij sa thanë; - e nënshkroi kapitulimin, e neve na shiste trimni: - Kurrë se pranoj zajednicën thoshte! Tash s'ka me përmendë ma 2015-tën!
Do tjerë i fërkuen duert; - shyqyr, u harrua Ramushi e Çakorri!
Mirë u ba. Shkoi e erdhi turreci e kurkush s'u ba nervoz, pos dy tre vetëve që i thojshin n'Kuvend; - ti ke me shkua e s'ke me diskutua hiç, veç ke me nënshkrua e ka me marrë fund kjo punë!
Ky dreqi sykuq, shkoi dhe u tha; - unë planin e nënshkruej veç zajednica duhet me pritë deri të zverdhet Vuçiqi e ti kaloi idhnimi opozitës sime!
Dreq i madh ky turreci, e bani nervoz Vlorën, Addigjikun e Ramushin që iu dhimtë firma me vu n'letër!
Nejse.
Mirboll u ba. Shkoi e erdhi e kurkush nuk foli, pos do gacetarucave n'deba(kle)te!
Hajt turrec, hapi kraht e fishkëllo se krejt kan me ma sha nanën për ty, tue kujtua se t'njoh e t'kam jaran!
Eppingen, 28.2.2023