Muharremi për nenin 7 të propozimit të BE-së: Kjo është autonomi për serbët, më shumë se Asociacioni

Aktuale

Muharremi për nenin 7 të propozimit të BE-së: Kjo është autonomi për serbët, më shumë se Asociacioni

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 12:02
Robert Muharremi

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Robert Muharremi, ka shpejguar se çfarë thotë neni 7 i propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili u publikua mbrëmë pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Muharremi në Linkedin, ka thënë se neni apo pika 7 e propozimit të BE-së, jep më shumë autonomi se sa Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ai shpjegon se pika 7 jep të drejta vetëm serbëve dhe jo edhe komuniteteve tjera qysh parashihen me Asociacionin.

Profesori shpreson se Qeveria e ka të ditur se çfarë po pranon.

Robert Muharremi, ishte angazhuar edhe në grupin e ekspertëve që do të mbështesnin delegacionin e Qeverisë Kurti në procesin e dialogut me Serbinë.

Image
Postimi i Muharremit
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat