Politologu Albinot Maloku në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.
Ai duke para situatat e fundit, shprehet I shqetësuar që nuk ka unitet të pozitës dhe opozitës.
Sipas tij, një unitet mes pozitës dhe opozitës përbashllë situatave të vështira është i duhuri.
“Uniteti politik para situatave sfiduese për vendin do të ishte jashtëzakonisht i rekomanduar dhe i duhur. Unitetit gjithmonë duhet ta ofrojë i madhi, pra Qeveria dhe nuk ka logjik e kundërta. Qeveria Kurti nuk e ka ofruar sinqerisht mundësin e unitetit subjekteve politike opozitare, ose nëse e ka marr ndonjë përkrahje, partia e kryeministrit nxirrte video provokuese e ofenduese për mbështetësit potencial. Në anën tjetër tek opozita nuk vërej konsistencë në qëndrimet e tyre për sfidat në të cilat po kalon vendi”, u shpreh ai.
Maloku më tej thotë që kundërshtimet e opozitës janë të pritshme pasiqë edhe ata mbajnë përgjegjësi para votuesëve të tyre që të jenë aktiv për interesat e vendit.
“Në gjithë këtë jotransparencë rreth Planit franko-gjerman, drejtuesit e subjekteve opozitare politike kanë pasur rastin të informohen nga kryeministri në takimet që i zhvillonin me dyer të mbyllura çoftë në Qeveri apo Kuvend. Të njëjtit nuk është që i sollën ndonjë të re publikut. Më pastaj edhe opozitarët kanë një përgjegjësi para votuesit të tyre të jenë më aktiv e të angazhuar duke mbrojtur interesat e vendit”, përfundoi Maloku për “Bota sot”.