Kica-Xhelili kritikon Qeverinë për planin franko -gjerman: Nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në, Serbia u fal

Aktuale

Kica-Xhelili kritikon Qeverinë për planin franko -gjerman: Nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në, Serbia u fal

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 13:35
Doarsa Kica-Xhelili

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dakordancën e arritur me Serbinë për sa i përket planit franko – gjerman.

Referuar neneve të publikuara, Kica-Xhelili thotë se “Nga dje, nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në. Serbia u rrëfye, dhe u fal”.

Ajo citon nenin ku thotë se “tejkalohen trashëgimitë e kaluara”.

“Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë”, ka thënë ajo.

Po ashtu përmend edhe “mos paragjykimin e statusit”.

“Nuk paragjykohet statusi” – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e vulosi si të mbyllu”, vazhdon deputetja opozitare.

Pos kësaj, Kica-Xhelili thotë se Asociaiconit i është shtuar edhe neni shëtë për vet-menaxhim njëetnik.

“Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike”, ka deklaruar ajo.  “Neni 10, flet për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Por, tanimë Asociacionit në përputhje me Vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu bashkangjit Neni 7”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat