Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou ka reaguar për zhvillimet e djeshme në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shkruar se progresi i bërë në kuadër të procesit të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajon.
Papnderou thotë se marrëveshja e përkrahur nga BE-ja do të kontribuojë në paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe do të krijojë një momentum të ri për anëtarësimin e këtij rajoni në BE.
“Progresi i arritur në dialogun Beograd-Prishtinë është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajonin tonë. “Marrëveshja e mbështetur nga BE-ja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” do të kontribuojë për paqen, sigurinë dhe do t’i japë shtysë të re anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar ai.