Tali tregon se si mund të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë!

Aktuale

Tali tregon se si mund të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë!

Nga: M.Haziri Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 15:49
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri Kurti dhe Vuçiq gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takimin e radhës të bisedimeve.

Mirëpo të njejtit nuk kanë arritur asnjë marrëveshje mes veti.

E në lidhje me një marrëveshje finale mes dy vendeve ka folur për “Bota sot”, Driton Tali.

Ai u shpreh se së pari duhet të dorëzohet Rusia e pas saj edhe Serbia.

Sipas tij, për të na njohur Serbia duhet të ketë politikanë të ri.

“Sipas mendimit tim: që presioni i jashtëm të ketë sukses në Serbi duhet Rusia të dorëzohet në Ukrainë, ku pastaj domosdo do të kemi një "Rend të Ri Botëror". Do të kemi gjithsesi reforma në Këshillin e Sigurimit, dhe pastaj Serbia do të sillet para aktit të kryer - ku (mos)njohja e saj nuk do të çoj peshë fare për faktin se Kosova do të anëtarsohet në OKB pa marrë parasysh.

Gjersa për të na njohur Serbia, si një gjest "bona fide", fillimisht duhet ndryshime radikale në skenë e Serbisë. Duhet të vijnë në shprehje politikanët pa hipoteka nga e kaluarja që nënkupton penzionimin e kësaj kaste ekzistuese. Sipas meje: ky është kushti”, u shpreh ai.

Më tej, Tali thekson që realisht jemi larg nga zgjidhja e problemit Kosovë – Serbi.

Pastaj, edhe kur të vijnë në shprehje klasa e re politike, edhe atyre duhet dhënë kohë derisa ta emancipojnë popullatën karshi Kosovës (dhe joserbëve). Pra të fillojnë ta ndryshojnë "modelin kulturor", e për ta ndryshuar ate nevojitet kohë.

Prandaj them se realisht jemi larg nga zgjidhja e problemit Kosovë - Serbi. Logjikisht nëse me zgjidhje nënkuptojmë njohjen”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat