Për dy ditë rresht ne Bashkimin Evropian u debatu mbi Kosovën dhe shqiptarët, përfshirë edhe në Serbi.
Përveç takimit mes kryeministrit shqiptar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe dhe sot në një konferencë shtypi u bë fjalë edhe për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Zëdhënësi i BE-së z. Peter Stano ka shprehur keqardhje për kërcënimet ndaj deputetit shqiptar në Paralementin e Serbisë z. Shaip Kamberi.
“Kërcënimet apo sulmet ndaj personaliteve por edhe gazetarëve nuk janë shenjë e mirë në rend të parë për atë vend që pretendon të jetë demokratik apo një ditë anëtare e BE-së. Edhe Serbia në këtë rast duhet të ketë kujdes. E di se në rajon ka individ dhe grupe me elemente ekstremiste. Rasti i kërcënimeve ndaj deputetit shqiptar z. Kaberi për BE- në është e papranueshme. Prandaj kërkojmë nga autoritet e Beogradit që të hetojnë rastin duke ndëshkuar autorët, njëkohësisht të marrin masa mbrojtëse të sigurisë ndaj deputetit shqiptar sepse kërcënimi i deputetit Kamberi është diçka e patolerueshme për në”, ka thënë Stano për LeCanton27.ch.