Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë ekskluzive për ABC News u pyet për marrëdhëniet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Përballë gazetares Viol Xhafaj, kryeministri i vendit fqinj tha se raporti i tyre është shumë miqësor dhe korrekt, ndërkohë konfirmoi se të mërkurën do të takohet në Shkup me Kurtin, ku do diskutojnë për zhvillimet e fundit, mes të cilave dhe planin franko-gjerman.
“Unë i kam shumë mirë dhe nesër do takohemi në Shkup dhe kemi vendosur një termin dhe do jemi pak bashkë dhe diskutojmë pak dhe për marrëveshjen franko-gjermane.
Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm dhe jam i kënaqur se si i kemi raportet mes njëri tjetrit”, tha ai.