Kjo është gruaja shtatzënë që vdiq sot nga lëndimet që mori në aksidentin në Shtime

Aktuale

Kjo është gruaja shtatzënë që vdiq sot nga lëndimet që mori në aksidentin në Shtime

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 19:24
QKUK

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi në rrugën Ferizaj – Shtime mbrëmjen e 22 shkurtit, u mori jetën katër të rinjve Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar dhe Arsim Isufaj, ndërsa mbetën të lënduar rëndë një çift burrë e grua.

Gruaja shtatzënë kishte marrë plagë të rënda dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa, sot e njëjta ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

“Po është e vërtetë. Gruaja që është përfshirë në aksidentin Ferizaj-shtime ka vdekur”, ka thënë ai.

Kurse merret vesh se bëhet fjalë për 27- vjeçaren, Besianë-Terpezi Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat