Sinani: Kurti u paraqit me dinjitet në Bruksel – shpresat e shqiptarëve të Luginës janë të mëdha

Aktuale

Sinani: Kurti u paraqit me dinjitet në Bruksel – shpresat e shqiptarëve të Luginës janë të mëdha

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 21:08
Ardita Sinani dhe Albin Kurti

Ardita Sinani, këshilltare e politike e kryeministrit Albin Kurti, për Luginë të Preshevës, e ka vlerësuar lart paraqitjen e kreut kosovar në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

“Ishte një paraqitje dinjitoze e Kurtit”, është shprehur ajo.

Edhe propozimin e Bashkimit Evropian për një marrëveshje në mes të dy shteteve ajo e ka quajtur si pozitiv.

“Kërkesat tona do të jenë të vazhdueshme dhe shpresojmë që qeveria të na ketë në agjendën e saj. Kurti është përkrahës i madh i pozitës së shqiptarëve të Luginës. Kemi të gjitha shpresat tek Qeveria e Republikës së Kosovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat