Jetësimi i marrëveshjes eventuale kërkon edhe votat e partive opozitare

Aktuale

Jetësimi i marrëveshjes eventuale kërkon edhe votat e partive opozitare

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 21:09
Pamje nga Brukseli

Çdo marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, që rrjedh nga plani franko-gjerman, kërkon 2/3 votave të Kuvendit të Kosovës për miratim, pasi kategorizohet në mesin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani gjatë së martës, e ka potencuar faktin se Kuvendi i Kosovës e ka fjalën e fundit për marrëveshjen e ardhshme.

Në anën tjetër partitë opozitare nuk kanë shfaqur pajtim të plotë për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve. E Njomza Arifi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se i takon qeverisë që ta arrijë unitetin politik në vend.

“Uniteti i spektrit politik është përgjegjësi e qeverisë, prandaj është detyrë e kryeministrit Kurti dje Qeverisë dhe partisë në pushtet, që të gjej mekanizma të cilët në një farë mënyre garantojnë që opozita është e përfshirë gjatë gjitha fazave të këtij procesi, si dhe të arrihet një dakordim i përgjithshëm, mbi disa nga parimet themelore të procesit të dialogut”, tha Arifi.

Njohësi i çështjeve politike Melazim Koci, thotë se do të jetë e pafalshme nëse spektri politik nuk arrin të krijoj unitet.

Rrjedhimisht besoj që është koha e fundit që të bashkëbisedojnë të arrijnë një koncenzues minimal rreth çështjes vitale siç është shtetit, rreth marrëveshjes franko-gjermane. Mendoj që do të jetë e pafalshme nëse vazhdojmë me këtë logjikë të akuzave dhe kundër-akuzave, sepse e njëjta mund ta qoj Kosovën në humnerë”, deklaroi Koci.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vetmja nga tri partitë opozitare që e ka përkrahur planin në tërësi. Kurse PDK dhe LDK, për dallim nga qëndrimet e tyre javë më parë, tani janë shprehur më të rezervuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat