Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka deklaruar se e mirëpret pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për planin e BE-së rreth normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
Po ashtu, Sllovenia thotë se është një hap i rëndësishëm ky për përparimin e të dyja shteteve në rrugën drejt BE-së.
“Mirëpresim zhvillimet pozitive mes Serbisë dhe Kosovës që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve.
Një hap i rëndësishëm për përparimin e tyre në rrugën drejt BE-së dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kjo është në interesin tonë strategjik”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.