Abazoviq pret në takim Kurtin: Mali i Zi ofron mbështetjen e plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin

Aktuale

Abazoviq pret në takim Kurtin: Mali i Zi ofron mbështetjen e plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq pas këtij takimi tha se me Kurtin kanë diskutuar për lidhjen infrastrukturore, ide të reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

“Mali i Zi ofron mbështetjen e tij të plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin.

Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot fola për lidhjen tonë më të mirë infrastrukturore, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ne vazhdojmë të trashëgojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka shkruar kryeministri malazez në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat