Politikani destruktiv serb, Milorad Dodik i cili drejton Republikën Serbe në Bosnje në Hercegovinë do të pres në takim disa studentë serbë nga Kosova.
I sanksionuari nga SHBA-ja, Dodik së fundmi është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq i cili i ka raportuar Dodikut për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Pos me Dodikun studentët nga Kosova do të priten edhe nga kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Vishkovi, ka raportuar Tanjug.
Dodik njihet për qasjen e tij pro Kremlinit, ai shpesh jep deklarata kundër pavarësisë së Kosovës.