Gazetari dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jeton Sopa ka reaguar ndaj Berat Buzhalës.
Sopa përmes një postimi në Facebook, i reagoi Buzhalës pasi sot është ‘befasuar’ me publikimin e emrave të aktakuzës kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.
Sopa thotë se Buzhala dikur kishte goditur dhe shantazhuar Hashim Thaçin dhe kishte deklaruar publikisht se ushtarët e UÇK-së kanë rrahur popullatën civile më zi se paramilitarët serbë në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc.
Sopa tutje ka akuzuar edhe djalin e Hashim Thaçit, Endritin që së fundmi kishte realizaur një intervistë te Buzhala.
Postimi i plotë:
Ai që dikur për ta goditur dhe shantazhuar Hashim Thaçin publikisht ka dëshmu se ushtarët e UÇK-së i kanë rrehë popullatën civile ma zi se paramilitarët serbë në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc, duke dëshmuar gjithashtu se Shtabi i UÇK-së ka qenë kamp përqëndrimi dhe torturimi për të burgosur.
Ndërsa sot kur Gjykata Speciale e bëri publike me emra aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së po shprehet kinse i habitur nga këto aktakuza.
Dhe imagjinojeni djali i Hashimit shkon dhe i jep intervistë dhe rrëfehet para tij... marrëzia shkon edhe më tutje ndërsa shoh ish-ushtarë dhe ish komandantë të UÇK-së duke ja llajkuar dhe shpërndarë statusat e tij.
Qeshtu jena na, njerëzit e ligë historikisht kanë ditur të notojnë në ujërat e pista të shoqnisë sonë...!