Haradinaj: Asociacionin as me kompetenca ekzekutive e as të ndërmjetme

Aktuale

Haradinaj: Asociacionin as me kompetenca ekzekutive e as të ndërmjetme

Më: 2 mars 2023 Në ora: 10:09
Meliza Haradinaj

Ish-Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, parasheh se me propozim planin e ri evropian që është pranuar të hënën në Bruksel rrezikohet, siç tha ajo, që në planin e ri të zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe të riciklohen 23 çështjet problematike të cilave i identifikoi Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj në dhjetor të 2015’ës.

“Rrezikimi që po bën Qeveria me rinegociim, arsyetohet vetëm nëse arrijnë që në planin e ri implementues t’i evitojë edhe kompetencat ekzekutive, edhe ato të ndërmjetme.

Poashtu të ruajë mbrojtjen ligjore dhe filtrin final përmes Gjykatës Kushtetutese”.

“Secili epilog tjetër do t’a instalojë pakthyeshëm Serbinë zyrtare në Kosovë, dhe ky fatalitet do t’i faturohet – përveç dy ish kryeministrave Mustafa e Thaçi – edhe kryeministrit aktual Kurti”, përfundoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat