Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”.
Lajmin e ka konfirmuar Shukri Jashari, kryeprokurori i Ferizajt.
“Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëzet e një (21) autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme”.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/March/02/auto_image-391677749491.png)
Njëri nga autosallonet gjendet në dalje të Prishtinës, rrugës për Ferizaj, konkretisht në Çakllavicë.
Aksioni është duke vazhduar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.