“Kapen” në Kuvend, Kusari-Abdixhikut: Këtë fjalor përdore në selinë e LDK-së

Aktuale

“Kapen” në Kuvend, Kusari-Abdixhikut: Këtë fjalor përdore në selinë e LDK-së

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:02
Mimoza Kusari-Lila dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar mocion procedural që kryeministri i vendit, Albin Kurti të raportojë në Kuvend pas procesit dialogues në Berlin.

Ai para deputetëve tha se kërkon mbështetjen e çdo grupi që kryeministri të ftohet për të raportuar mbi procesin atje.

“Propozoj mocion procedura që si pike e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeminsitrit të Kosovës pas procesit dialogues konform nevojës se kohës për informim te sakte, kërkojmë mbështetjen e çdo grupi parlamentar zhurma dhe frika e deputetëve të pushtetit është e paarsyeshme, jeni shumë në numër jeni pak në guxim”, tha Abdixhiku.

Ndërkaq, pas Abdixhikut fjalën mori deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila e cila tha se fjalorin që Abdixhiku e përdori në Kuvend duhet ta përdorë vetëm në selinë e LDK-së.

“Duke qenë se procedurat e seancës janë të qarta ne rregulloren e Kuvendit, duke qenë se kemi ardh të trajtojmë 59 pika t e përmbyllura, edhe piken Dialogu Kosovë-Serbi, që është ndërprerë nga opozita. Mocionin e kombinuar me fjalim patetik te fjalorit te Adbixhikut ja rekomandoj ta bejë në selinë e LDK- së, sepse ai filloi te bej analize te marrëveshjes, analize komperative te marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij. Para se te ngrej alarmin për marrëveshjen e dakorduar në parim, dua t’ia kujtoj e ai ka kritikuar Kurtin për izolim të Kosovës”, tha Kusari-Lila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat