Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po ashtu e ka mbështetur kërkesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që kryeministri Albin Kurti të raportojë në kuvend mbi marrëveshjen e propozimit evropian.
Sipas tij, kjo është një çështje tejet e rëndësishme për të cilën kryeministri Kurti nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë
”Nuk e kuptoj çfarë pune më të rëndësishme ka sot kryeministri, sesa me ardhë e me u deklaru para qytetarëve, për një marrëveshje të cilën thotë se e ka miratu pa e sjell në kuvend”.
”Ajo marrëveshje nuk mund të hyjë në fuqi pa u sjell në kuvend për ratifikim”.
”Ky proces ka degraduar në një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër. Për t’ju adresuar mocionit që u bë, ne absolutisht mbështesim kërkesën për debat”.
”I kemi dy mundësi, ta vazhdojmë debatin e mëparshëm të ndërprerë ose të nisim një seancë të re. Ai debat është ndërprerë për shkak të ikjes, mungesës së kryeministrit. Edhe sot prezenca e kryeministrit është e domosdoshme. Nuk ka pse me ikë prej deputetëve dhe s’ka pse të frikësohet nga ne”.